Tirana, kampione e Shqipërisë pas 28 vitesh

Tirana është shpallur kampione e vendit në volejboll për meshkuj për herë të 10-të në historinë e saj. Është një titulli i veçantë, sepse vjen pas plot 28 vjetësh për ekipin kryeqytetas, të drejtuar nga trajneri Arben Sako.

Read more »

Kupa Pavarësia/ Tirana dhe Erzeni kualifikohen në Finale.

Tirana – Erzeni do të jetë finalja e Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj. Ky ishte verdikti i gjysmëfinaleve, që janë luajtur në Prishtinë në Palestrën Sportive Lagja “Marigona Rezidencë”. Për Tiranën e Arben Sakos ka qenë një fitore shumë e lehtë përballë Dritës së Gjilanit në një hark kohor prej gati 1 orë e 10 minuta. Dy setet e para bardheblutë i kanë fituar 25-18. Më pas në të tretin janë lëshuar si “pa frena”, sepse kanë fituar 25-11 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Read more »

Tetova organizatore e SuperKupës Mbarëkombëtare.

Në organizim të klubit të volejbollit “Shkëndija” dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës do të zhvillohet në Tetovë Superkupa Mbarëkombëtare e Volejbollit, një turne ku marrin pjesë katër klubet më të mira shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. 

Read more »

Skënderbeu shpallet kampion dimri

Skuadra e Skënderbeut e mbyll këtë fazë në krye të renditjes me 21 pikë të plota, duke i fituar të gjitha takimet me rezultatin 3-0, përfshi edhe sfidën e sotme ndaj Lushnjës, luajtur në Korçë. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për vendaset, që i fituan setet me diferenca të mëdha: 25-13, 25,13, 25-14.

Read more »

Partizani-Tirana, finalja e Kampionatit për femra.

Pas Partizanit, Tirana është ekipi i dytë finalist i Kampionatit Kombëtar për femra sezonin 2020-21. Skuadra bardheblu fitoi në ndeshjen e 3-të play-off Vllazninë me rezultatin 3-2 në sallën sportive "Asllan Rusi" duke siguruar kështu kualifikimin për finalen e madhe.

Read more »

Çiftet gjysmëfinale të Kampionatit të Femrave.

Është mbyllur zyrtarisht faza e 2-të e Kampionatit Kombëtar në katëgorinë e femrave duke u shpallur kështu edhe katër skuadrat pjesëmarrëse të gjysmëfinaleve (play-off). Ato janë, ekipi Universitar i Barleti Volley dhe Vllaznia e Shkodrës të cilat mbajnë dy vendet e para të Grupit A ndërsa dy ekipet e tjëra që plotësojnë katërshen e play-off-it janë nga Grupit B, Tirana dhe Partizani.

Read more »

Vllaznia dhe Skënderbeu mundin ekipet kryesuese.

Janë zhvilluar ditën e sotmë ndeshjet e Javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra. Në Grupin A, Vllaznia i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale skuadrës të Barleti Volley-t duke e fituar me rezultatin e pastër 3-0. Në takimet e tjera Apollonia mposhti 3-1 Mirditën ndërsa Flamurtari ka triumfuar në Elbsasan ndaj ekipit vendas 0-3.  

Read more »

Partizani mund Erzenin në finalen e Kupës.

Në sallën sportive Feti Borova pas 2 orësh lojë, ekipi i Partizanit është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra e “kuqe” mundi 3-2 në finale Erzenin, pas një ndeshje me shumë emocione në të pesta setet. Edhe pse ekipi i Erzenit doli në avantazh, duke fituar 25-23 setin e tretë, kjo nuk mjaftoi për shijakasit. Partizani rikthehet në setin e katërt dhe fiton me 25-19, ndërsa më setin final mbyll gjithçka në favor të saj me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Read more »

Partizani fiton Kupën e Shqipërisë.

Ekipi i Partizanit për femra në volejboll është shpallur kampion i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-21. Në finalen e zhvilluar në sallën e sportit Feti Borova të besuarat e trajnerit Andi Lundra kanë mposhtur me rezultatin 3-0 ekipin e Tiranës. Ndryshe nga parashikimet ku pritej një takim me shumë rivalitet asthu siç ndodhi në ndeshjen e Kampionatit, ekipi i kuq dominoi lojën në të 3-ja setet duke patur epërsi gjatë gjithë kohës.

Read more »