Tirana, kampione e Shqipërisë pas 28 vitesh

Published on 30 April 2022 at 21:30

Tirana është shpallur kampione e vendit në volejboll për meshkuj për herë të 10-të në historinë e saj. Është një titulli i veçantë, sepse vjen pas plot 28 vjetësh për ekipin kryeqytetas, të drejtuar nga trajneri Arben Sako.

 

Bardheblutë kanë mundur sot 3-2 Erzenin, duke mbyllur llogaritë e fazës finale. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” zgjati gati dy orë. Tirana e nisi shumë mire ndeshjen, duke fituar dy setet e para 25-23 

 

Erzeni u fut në lojë, duke fituar setin e tretë 25-21, më pas arriti ta barazonte rezultatin në 2-2, duke fituar edhe setin e katërt 25-15. Në fund fati ishte me Tiranën, që fitoi 15-13 setin final dhe gjithë ndeshjen 3-2, duke siguruar kështu edhe titullin kampion për sezonin 2021-22.

 

FINALJA 4 

Erzeni-Tirana 2-3

(23-25, 23-25, 25-21, 25-15, 13-15)

 

Statistikat e ndeshjes


 

Seritë e Finaleve

F1 | Tirana-Erzeni  3-0

F2 | Erzeni-Tirana  1-3

F3 | Tirana-Erzeni  1-3

F4 | Erzeni-Tirana  2-3

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.