Skënderbeu dhe Tirana finalistet e Superligës.

Published on 17 April 2022 at 20:05

Tirana dhe Skënderbeu do të diskutojnë titullin kampion në volejboll për femra. Ato janë dy skuadrat që kanë dalë në finale, duke eliminuar pa vështirësi në gjysmëfinalet e Play off-it përkatësisht Barletin dhe Partizanin.

 

Tirana  fitoi edhe gjysmëfinalen e dytë ndaj Barletit, me rezultatin 0-3. Vajzat bardheblu ishin superiore në “Feti Borova”, ku fituan me sete 16-25, 23-25 dhe 20-25. Megan va nder Meer ishte shënuesja më e mirë e Tiranës, me 13 pikë.

 

Dominim absolut patën edhe korçaret ndaj Partizanit, duke triumfuar 0-3, 21-25, 12-25 dhe 22-25 me sete. Skënderbeu, i drejtuar nga trajneri Pandi Kapedani, ka zbritur nga froni Partizanin, ekipin më të mirë të viteve të fundit në volejbollin e femrave. Elena Bego dhe Anastasia Atepalina ishin shënueset më të mira të ekipit korçar, me nga 13 pikë secila.

 

Tirana nuk e fiton titullin që prej 2013-ës, kurse Skënderbeu nuk e fiton trofeun prej vitit të largët 1986.



Add comment

Comments

There are no comments yet.