Vllaznia dhe Skënderbeu mundin ekipet kryesuese.

Published on 27 March 2021 at 19:29

Janë zhvilluar ditën e sotmë ndeshjet e Javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra. Në Grupin A, Vllaznia i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale skuadrës të Barleti Volley-t duke e fituar me rezultatin e pastër 3-0. Në takimet e tjera Apollonia mposhti 3-1 Mirditën ndërsa Flamurtari ka triumfuar në Elbsasan ndaj ekipit vendas 0-3.  

 

Në Grupin B surpriza vjen nga Korça, atje ku Skënderbeu mund skuadrën kryesuese të Tiranës 3-0 dhe e barazon me pikë në renditje. Partizani dhe Lushnja fitojnë me të njëjtin rezultat 3-0 Korabin dhe Teutën.

 

Një javë para përfundimit të sezonit të rregullt, ekipet që kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjën në fazën play-off janë Barleti VB dhe Tirana. 

 

Vllaznia-Barleti VB 3-0

(25-22, 25-22, 27-25)

 

Vllaznia:  E.Tuci, Kuçi, Beci, Dodani, Sh.Molla (C), Zhivani, Vistaraj(L1), Bardeli,  D.Kodra, Velija, L.Kodra, Ballçiti(L2)    Tr. Nora Deda

 

Barleti VB:  Stërmilla, A.Molla, Prenga(C), Xhelilaj, Caushaj, Kaçi(L1), Disha, Avdyli, Agolli, Hasaj(L2), Shabaku, Shehaj, Osmenaj   Tr. Artan Pogoni

 

 

Skënderbeu-Tirana 3-0

(25-17, 25-21, 25-20)

 

Skënderbeu:  Gjata , E.Mitre, Bego(C) , Miliku, Preçetaj, Kiri(L1), Naço, Bilbili, Ramo, S.Mitre, A.Mehmeti(L2)   Tr. Besnik Lisha

 

Tirana:  Kole , Pira , Kokonozi(C) , Shira , Lasku , Ndoj , Mira(L1) , Peçi, Hoxha, Ahmetaj, Meta, Sallahu, Metalla(L2)   Tr. Prof Adrian Gorenxa

 

Renditja, Grupi A - Java 9

Renditja, Grupi B - Java 9

Add comment

Comments

There are no comments yet.