
Është mbyllur zyrtarisht faza e 2-të e Kampionatit Kombëtar në katëgorinë e femrave duke u shpallur kështu edhe katër skuadrat pjesëmarrëse të gjysmëfinaleve (play-off). Ato janë, ekipi Universitar i Barleti Volley dhe Vllaznia e Shkodrës të cilat mbajnë dy vendet e para të Grupit A ndërsa dy ekipet e tjëra që plotësojnë katërshen e play-off-it janë nga Grupit B, Tirana dhe Partizani.
Në bazë të formatit të Kampionatit, çiftet që rezultojnë janë:
Barleti VB-Partizani
Tirana-Vllaznia
*Ndryshe nga gjysmëfinalet e Kupës, ndeshjet nuk do të jenë teke.
* Formati i Kampionatit *
Në përfundim të fasës së 2-të të Kampionatit, ekipet e klasifikuara në vendin 1 dhe 2 në secilin grup do të ndeshen si më poshtë:
- Faza ½ Finale (Play-Off):
(A1 v B2) & (B2 V A1) në rast barazimi 1-1, do të luhet përsëri (A1 v B2)
(B1 v A2) & (A2 V B1) në rast barazimi 1-1, do të luhet përsëri (B1 v A2)
- Finalja do të zhvillohet me maksimumin 5 ndeshje (ekpit KAMPION i nevojiten 3 fitore)



Add comment
Comments