Partizani mund Erzenin në finalen e Kupës.

Published on 14 March 2021 at 22:26

Në sallën sportive Feti Borova pas 2 orësh lojë, ekipi i Partizanit është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra e “kuqe” mundi 3-2 në finale Erzenin, pas një ndeshje me shumë emocione në të pesta setet. Edhe pse ekipi i Erzenit doli në avantazh, duke fituar 25-23 setin e tretë, kjo nuk mjaftoi për shijakasit. Partizani rikthehet në setin e katërt dhe fiton me 25-19, ndërsa më setin final mbyll gjithçka në favor të saj me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

 

Partizani-Erzeni 3-2

( 25-23 | 18-25 | 23-25 | 25-19 | 15-10 )

 

Partizani: Gega, Deliu 2, Çela 9, Rama 20, Malaj 3, Qepa 28, Muça (L), Garunja 12, Pepaj 5, Memia, Kasa (C)  Tr. Prof. Ylli Tomorri

 

Erzeni:  Nazifi (C) 8, A.Dashi 3, Baruti 13, Çullhaj 16, Gjoklaj 10, Kula 24, Qerraxhija (L), Xhija 1, Hoxha, Vora, Masha, Deliallisi  Tr.  Arben Sako

Add comment

Comments

There are no comments yet.