
Ekipi i Partizanit për femra në volejboll është shpallur kampion i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-21. Në finalen e zhvilluar në sallën e sportit Feti Borova të besuarat e trajnerit Andi Lundra kanë mposhtur me rezultatin 3-0 ekipin e Tiranës. Ndryshe nga parashikimet ku pritej një takim me shumë rivalitet asthu siç ndodhi në ndeshjen e Kampionatit, ekipi i kuq dominoi lojën në të 3-ja setet duke patur epërsi gjatë gjithë kohës.
Për Partizanin e femrave, ky është trofeu i 4-rt në histori në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë.
Partizani-TIrana 3-0
( 25-20 | 26-24 | 25-16 )
Partizani: Beshiri 8, Hasku 9, Xheka (C)3 , Kushi 19, Kaçorri 15, Fagu(L), Picaku 10, Shehi, Gjermeni, Bushati, Ibrahimi, Myrta Tr. Andi Lundra
Tirana: Kole 11, Pira 17, Kokonozi(C) 2, Shira 7, Lasku 3, Ndoj 3, S.Mira (L1) , Hoxha, Ahmetaj, Meta, Sallahu, Metalla (L2) Tr. Prof Adrian Gorenxa



Add comment
Comments