
Volejbolli për meshkuj zhvilloi ditën e sotme dy gjysmëfinalet të Kupës së Shqipërisë, duke përcaktuar Erzenin dhe Partizanin si finaliste të këtij trofeu.
Gjysmëfinalja e parë midis Partizanit dhe Vllaznisë e cila u luajt në Tiranë në parketin e pallatit të sportit Asllan Rusi nuk ka dhuruar surpriza. Ekipi kryesues i Grupit B ka siguruar kualifikimin në Finale duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin kundërshtar të Vllaznisë. Edhe pse shkodranët rivalizuan si të barabartë setin e parë dhe të tretë, ishin djemtë e Ylli Tomorrit ata që festuan në fund.
Gjysmëfinalja 1
Partizani-Vllaznia 3-0
(25-21, 25-16, 16-24)
Partizani: Gega, Deliu, Sheldija, Çela, Rama, Malaj, Memia. Kasa C(L), Qepa, Garunja, Pepaj, Muça (L) Tr. Prof. Ylli Tomori
Vllaznia: Lloshi, LLeshi, Talani, Curraj, Preka, Jukni, Drinazi, Taflaj, Çekini, N. Qafarena (C), Rrashketa, Jula, Kola (L), Dibra (L) Tr. Artan Kalaja
Në gjysmëfinalen e dytë të zhvilluar në Ramazan Njala në Durrës, triumfoi skuadra e Erzenit. Shijakasit fitojnë lehtësisht setin e parë me pikë 25-18 dhe në vazhdim dyfishojnë setet në 2-0. Tirana ngushton rezulatin në 2-1 duke fituar setin e tretë, por nuk arrinë të mbajë të njëjtin rritëm edhë në setin e radhës dhe të fundit të cilin e humbet me shifrat 25-23 dukë humbur kështu edhe krejt takimin.
Gjysmëfinalja 2
Erzeni-Tirana 3-1
(25-18, 25-23, 20-25, 25-23)
Erzeni: Masha, Hoxha, Kula, Deljiallisi, Gjoklaj, Vora, Sabliqi, Xhija, Çullhaj, Baruti, Dashi, Nazifi (C), Qerraxhija (L) , Keçi (L) Tr. Arben Sako
Tirana: Kono, Talaj, Kapidani, Çali, K.Martiro, Kasemaj, Kupi, L.Martiro, Ndoni, Zeqiraj, Ferhati (C), Gaxiri, Lumani (L), Joanidhi (L) Tr. Ilia Koja
FINALJA
14 Mars, 18:00 - Feti Borova, TIranë
Erzeni-Partizani


Add comment
Comments