Tirana-Partizani në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Published on 9 March 2021 at 19:25

Tirana dhe Partizani janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Sot pasdite, në kryeqytet, u luajtën dy ndeshjet gjysmëfinale të këtij eventi, ku morën pjesë 4 skuadrat më të mira në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Në “Feti Borova”, ekipi i Partizanit fitoi 3-2 ndaj Barleti Volley, që deri më sot nuk kishte pësuar asnjë humbje. Edhe pse barletaset kaluan dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë e të tretë, po dy herë u arritën nga të “kuqtë”, që nuk u dorëzuan. Katër sete ku loja e skuadrave ishte me luhatje të madhe. Më pas, Partizani fitoi edhe setin final, duke siguruar finalen.

Në “Fahrie Hoti”, në gjysmëfinalen tjetër, fituese doli Tirana, që mposhti 3-1 Vllazninë. Mikeshat nga Shkodra rivalizuan vetëm një set, atë të parë, që e fituan në pikët shtesë. Më pas, në fushë dominoi ekipi bardheblu, që pati epërsi dhe fitoi me diferenca pikësh, duke e merituar fitoren. Ndeshja finale derbi mes Tiranës e Partizanit do të luhet më 11 mars, ndërkohë që nesër do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve.

 

Gjysmëfinalja 1

Barleti VB-Partizani 2-3 

(25-13,  23-25, 25-17, 16-25, 10-15)

Gjysmëfinalja 2

Tirana-Vllaznia 3-1

(26-28, 25-12, 25-21, 25-19)

 

FINALJA (14 MARS)

Tirana-Partizani

Add comment

Comments

There are no comments yet.