
Kanë përfunduar ndeshjet e Javës së 5-të të Kampionatit Kombëtar për femra duke u mbyllur kështu faza e parë. Në Grupin A kryeson ekipi universitar i Barleti Volley-t me pikë te plota dhe me setavarazhin 15-0, në vendin e dytë pozicionohet ekipi shkodran i Vllaznisë me 12 pikë dhe më pas ndjekin Apolonia, Flamurtari, Elbasani dhe Mirdita.
Në Grupin B e para në klasifikim ndodhet skuadra e Tiranës me pikë të barabarta me Partizanin por e favorizuar në renditje për shkak të fitores ndaj Partizanit në përballjen direkte, me 3 pikë më pak qëndron Skënderbeu i Korçës ndërsa më poshtë në vendet 4, 5 dhe 6 gjejmë përkatësisht Lushnjen, Teutën dhe Korabin.
Në ditët në vijim, saktësisht më 9 Mars zhvillohen edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. Ekipet pjesëmarrëse janë katër skuadrat që mbajnë momentalisht dy vendet e para në çdo Grup. Duke u bazuar në formatin e Kupës ekipi i parë i Grupit A (A1) Barleti Volley do të ndeshjet me ekipin e dytë të Grupit B (B2) Partizanin, çifti i dytë i ½ të Kupës është Tirana (B1) me Vllazninë (A2). Sipas rregullores ndeshjet do të jenë teke (me kualifikim direkt) ndërsa ekipet pritëse janë ato që ndodhen në krye të Grupit.
Renditja e Grupit A

Renditja e Grupit B

Gjysmëfinalet e Kupës
09/03
(A1) Barleti VB - Partizani (B2)
(B1) Tirana - Vllaznia (A2)



Add comment
Comments