Eliminatoret e EuroVolley 2021, përcaktohet kalendari i Shqipërisë.

Published on 16 February 2021 at 12:51

Është publikuar zyrtarisht nga Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV) kalendari i plotë për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 (kategoria e meshkujve), ku merr pjesë edhe Shqipëria.

 

Për shkak të situatën së krijuar nga pandemia COVID-19, është ndryshuar edhe formati i zhvillimit të ndeshjeve. Sistemi vajtje-ardhje i cili ishte planifikuar fillimisht është shndëruar tashmë në formën e takimeve në dy turne.

 

Kuqezinjtë të cilët ndodhen në Grupin E bashkë me Zvicrën, Rumaninë dhe Sllovakinë do ta luajnë turneun e parë në Sllovaki nga data 06/05 deri më 08/05 ndërsa një javë më vonë, po të njëjtat skuadra do të diskutojnë kualifikimin në turneun e dytë në Rumani më datat 14/05 - 16/05

 

Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë përballë Rumanisë më 06/05 ora 20:30 .

 

Kalendari i plotë  

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.