Formati i sezonit 2020-21

Published on 1 February 2021 at 17:38

Sezoni sportiv 2020-2021 do të nisë më 13 dhe 14 shkurt, ekipet janë grumbulluar në një kategori të vetme, por të ndara në dy grupe, A dhe B.

 

Te femrat ka më shumë skuadra, 12, të ndara në dy grupe me nga 6 ekipe secili. Në Grupin A janë ekipet e Mirditës, Flamurtarit, Vllaznisë, Apolonisë, Barleti e Elbasani. Në Grupin B janë ekipet e Tiranës, Korabit, Partizanit, Lushnjës, Teutës e Skënderbeut (është tërhequr ekipi i Agroturizëm Huqi).

Në Grupin A për meshkuj janë Skënderbeu, Teuta, Vllaznia, Elbasani dhe Erzeni. Ndërsa në Grupin B ndodhet ekipet e Partizani, Farka Volley, Tirana e Studenti. Faza play off do të jetë me vetëm 4 skuadra, ku pjesëmarrëse do të jenë dy më të mirat e çdo grupi (si për meshkuj ashtu dhe për femra).

 

Kupa e Shqipërisë këtë sezon do të jetë e reduktuar. Në përfundim të fazës së parë të kampionatit, do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të marrin pjesë dy ekipet e para të çdo grupi. Ndeseshjet gjysmëfinale do të luhen më 9 (femrat) dhe 10 mars (meshkujt) me sistemin A1-B2 dhe B1-A2. Ekipet fituese, do të luajnë në finale më 14 mars.

 

Femra – Grupi A (Java e parë-13 shkurt)

Mirdita – Flamurtari, ora 13:00 (Rrëshen)

Vllaznia – Apolonia, ora 13:00 (Shkodër)

Barleti Volley – Elbasani, ora 16:00 (F.Borova)

 

Femra – Grupi B (Java e parë-13 shkurt)

Tirana – Korabi, ora 12:00 (F.Hoti)

Partizani – Lushnja, ora 12:00 (A.Rusi)

Teuta – Skënderbeu, ora 13:00 (Durrës)

 

Meshkuj – Grupi A (Java e parë-14 shkurt)

Skënderbeu – Teuta, ora 13:00 (Korçë)

Vllaznia – Elbasani, ora 18:00 (Shkodër)

Erzeni (pushim)

 

Meshkuj – Grupi B (Java e parë-14 shkurt)

Partizani – Farka Volley, ora 19:00 (A.Rusi)

Tirana – Studenti, ora 19:00 (F.Hoti)

Add comment

Comments

There are no comments yet.