
Në organizim të klubit të volejbollit “Shkëndija” dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës do të zhvillohet në Tetovë Superkupa Mbarëkombëtare e Volejbollit, një turne ku marrin pjesë katër klubet më të mira shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Në këtë turne Mbarëkombëtar për nder të Ditës së Flamurit, pra 28 Nëntorit do të marrin pjesë Shkëndija si nikoqire, Liria e Zherovjanit, Partizani i Tiranës si kampion i Shqipërisë dhe Peja si kampione e Kosovës.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 27 Nëntor, ndërsa më 28 Nëntor në orën 13:00, do luhet ndeshja për vendin e tretë, duke vazhduar me takimin Final në orën 15:00. Klubi organizator do t'i dorëzojë Kupën ekipit fitues, gjithashtu kupa dhe mirënjohje do të ndahen edhe per ekipet e tjera pjesëmarrëse.




Add comment
Comments