Skënderbeu shpallet kampion dimri

Published on 19 November 2021 at 20:13

Skuadra e Skënderbeut e mbyll këtë fazë në krye të renditjes me 21 pikë të plota, duke i fituar të gjitha takimet me rezultatin 3-0, përfshi edhe sfidën e sotme ndaj Lushnjës, luajtur në Korçë. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për vendaset, që i fituan setet me diferenca të mëdha: 25-13, 25,13, 25-14.

 

Po 3-0 fiton edhe Tirana e vendit të dytë, që mundi në Shkodër skuadrën vendase të Vllaznisë (27-25, 25-19, 25-22). Një ndeshje që dhuroi mjaft emocione, teksa të dyja skuadrat dueluan fort, sidomos në setin e parë.

 

Po kaq i bukur ishte edhe derbi i kryeqytetit mes Barleti Volley e Partizani, fituar nga barletaset 3-1 (25-14, 23-25, 25-22, 25-13). Një ndeshje me hope e skuadrës kampione të Partizanit, që luajti mirë vetëm në dy sete, ndërsa në pjesën tjetër të sfidës ishte Barleti ai që dominoi në parket.

 



Add comment

Comments

There are no comments yet.