
Partizani shpallet kampion kombëtar në volejboll për meshkuj për sezonin 2020-21, pasi në ndeshjen e tretë dhe njëherësh vendimtare për titullin e kampionit, mposhti Erzenin 3-0.
E ngjashme me dy finalet e luajtura disa ditë më parë ishte edhe finalja e tretë e zhvilluar në "Feti Borova" të Tiranës. Skuadra e Partizanit e nisi vrullshëm setin e parë duke e fituar atë 25-18, në të dytin ekipi i drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri vazhdoi dominimin dhe thelloi avantazhin në sete në 2-0, ndërsa në setin e tretë dhe të fundit ndonëse Erzeni tregoi më shumë dëshirë për të rivalizuar, sërish Partizani arriti i pari kuotën e 25 pikëve pa lejuar që ndeshja të zgjaste më shumë se 82' minuta.
Sezon më se i suksesshëm për Partizanin, i cili pas fitimin të Kupës së Shqipërisë e mbyll duke fituar edhe Kampionatin, madje me statistika absolute, ku në 11 ndeshje (6 në fazën e grupeve dhe 5 në fazën play-off) nuk humbi asnjë prej tyre.
FINALJA 3
Partizani-Erzeni 3-0
(25-18, 25-19, 25-23)
🔴Partizani: Pepaj 5, Deliu 5, Qepa 22, Çela 8, Muça(L1), Rama 6, Garunja 5, Malaj, Gega, Kasa©, Sheldija
Tr. Prof. Ylli Tomorri
🔵Erzeni: Baruti 6, Kula 16, Gjoklaj 6, Çullhaj 6, A.Dashi1, Nazifi© 3, Qerraxhija(L1), Xhija, Hoxha 1, Vora, Masha, Keçi(L2), Deliallisi
Tr. Arben Sako
-




Add comment
Comments