Partizani kampion i Shqipërisë për femra.

Published on 12 April 2021 at 21:36

Partizani është ekipi kampion i Shqipërisë për sezonin 2020-21 në volejboll për femra. Vajzat e kuqe të drejtuara nga trajneri Andi Lundra fituan edhe finalen e tretë kundrejt skuadrës së Tiranës.

 

Në një ndeshje që zgjati një orë e nëntë minuta në sallën sportive ''Asllan Rusi'' Partizani tregoi dhe njëherë se ishte skuadra më e mirë në parket duke dominuar bindëshëm me lojë dhe rezultat.

 

Pas fitoreve 3-0 në dy takimet paraardhëse dhe ndeshja e 3-të nisi me setin e parë të fituar me lehtësi të theksuar nën shifrat 25-11, në të dytin Partizani triumfon përsëri bindshëm me 25-17, ndërsa setin e tretë vuloset fitorja me rezultatin 20-25  duke rrëmbyer kështu titullin Kampion.

 

Ky është titulli i katërt në histori për Partizanin, ndërsa është trofeu i dytë sezonal, pasi një muaj më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, 

 

FINALJA 3 

Tirana-Partizani 0-3

(11-25, 17-25, 20-25)

 

🔵Tirana:  Kole 7, Pira 9, Hoxha 1 , Shira 9, Lasku 3, Ndoj 3, Meta(L1), Sollaku,  Ahmetaj, Mira, Sallahu, Kokonozi©, Metalla(L2)   

Tr. Prof. Adrian Gorenxa

 

🔴Partizani:  Beshiri 8, Xheka© 5, Picaku 8,  Kushi 10, Kaçorri 17, Hasku 5, Fagu(L1), Gjermeni, Shehi, Ibrahimi, Myrta, Bushati 

Tr. Andi Lundra

Add comment

Comments

There are no comments yet.