
Me fitoren e pastër 0-3 të Partizanit ndaj Tiranës është mbyllur finalja e parë e Kampionatit për femra e zhvilluar ditën e sotme në “Asllan Rusi”.
Skuadra e kuqe e drejtuar nga trajneri Andi Lundra ka dominuar plotësisht dy setet e para, duke i fituar ato 12-25 dhe 15-25 përballë një Tirane më tepër se zhgënjyese.
Ekipi bardheblu nuk doli në asnjë moment në lojën e vet. Tregues i paraqitjes së dobët për vajzat e Adrian Gorenxës është seti i parë ku nga gjithsej 12 pikë, 7 i faturohen gabimeve të Partizanit, ndërsa vetëm 5 prej tyre ishin të fituara nga Tirana.
Disi më rivalizuese shfaqet në setin e tretë skuadra e Tiranës ku kalon pjesërisht në avantazh, por në fund dorëzohet pa pretendime. Partizani fiton sërish nën shifrat 21-25 kësaj here dhe mbyll takimin më shpëjt se sa parashikohej.
Finalja e dytë luhet dy ditë më vonë, të shtunën 10 prill në sallën "Feti Borova".
FINALJA 1
Tirana-Partizani 0-3
(12-25, 15-25, 21-25)
🔵Tirana: Kole 7, Pira 8, Kokonozi© 3, Shira 6, Lasku 5, Ndoj , Meta(L1) , Sollaku, Hoxha, Ahmetaj, Mira, Sallahu, Metalla(L2)
Tr. Prof Adrian Gorenxa
🔴Partizani: Beshiri 10, Xheka© 6, Picaku 12, Hasku 5, Kushi 13, Kaçorri 13, Fagu(L1), Gjermeni, Shehi, Ibrahimi, Myrta, Bushati
Tr. Andi Lundra




Add comment
Comments