
Erzeni është skuadra e dytë që pret biletën për finalen e Kampionatit të meshkujve.
Ndonëse ekipi i Tiranës kishte barazuar dy ditë më parë në 1-1 serinë e fitoreve në takimet gjysmëfinale të “play-off”-it. Në ndeshjen e sotme të luajtur në sallën sportive “Ramazan Njala” të Durrësit Shijakasit fituan rivalët e Tiranës me rezultatin përfundimtar të seteve 3-2.
Seti i parë, është mbyllur në favor të Erzenit 25-21, Tirana përgjigjet në të dytin duke barazuar në 1-1. Kryeqytetasit vazhdojnë me rritëm të fuqishëm edhe setin e tretë duke e fituar atë lehtësisht 13-25. Më pas ndryshon gjithçka, Erzeni përmbys komplet sfidën, fillimisht fiton setin e radhës 25-20 dhe kyç kualifikimin në setin final më diferencë të vogël pikësh 15-13.
Në finalen e madhe ku do të diskutohet ekipi Kampion i sezonit 2020-21, Erzeni takohet me Partizanin, ekip ky i cili ishte fituesi i gjysmëfinales tjetër përballë Vllaznisë.
Erzeni-Tirana 3-2
(25-21, 25-27, 13-25, 25-20, 15-13)
Erzeni: Gjoklaj, Baruti, Kula, Nazifi©, Xhija, Çullhaj, Qerraxhija(L1), J.Dashi, Vora, Masha, Hoxha, Keçi(L2), A.Dashi, Deliallisi Tr. Arben Sako
Tirana: Kono, Gaxiri, Ferhati©, Çali, K.Martiro, Kapidani, L.Martiro, Lumani(L1), Ndoni, Kasemaj, Talaj, Kupi, Joanidhi(L2), Zeqiraj Tr. Ilia Koja
Gjysmëfinalja 1
Ndeshja 1 | Partizani-Vllaznia 3-0
Ndeshja 2 | Vllaznia-Partizani 0-3
Gjysmëfinalja 2
Ndeshja 1 | Erzeni-Tirana 3-0
Ndeshja 2 | Tirana-Erzeni 3-1
Ndeshja 3 | Erzeni-Tirana 3-2
FINALE
Partizani-Erzeni




Add comment
Comments