Erzeni kualifikohet në raundin e dytë të CEV Challenge Cup.

Published on 4 December 2019 at 21:35

Erzeni është kualifikuar në raundin tjetër të CEV Challenge Cup, duke shkatërruar 3-0 Partizanin në përplasjen europiane në volejboll për meshkuj, edhe në ndeshjen e dytë. Skuadra e Sakos e ka siguruar përballjen e ardhshme me Power Volley Milano, pas dy seteve të para të marra, por e kompletoi misionin duke marrë krejt ndeshjen pa humbur asnjë set përballë skuadrës kryeqytetase, nuk ka mundur dot të bëjë rezistencë.

Erzeni është imponuar në setin e parë 25-19, ka fituar të dytin me të njëjtin rezultat dhe të tretin 26-24, duke shkuar tashmë drejt sfidës me italianët e Power Volley Milano një prej skuadrave pretendente për të fituar trofeun.

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.