Inagurohet Pallati i Sportit “Arjana Arapi” në Rrëshen.

Published on 2 November 2019 at 15:56

Sot, Pallati i Sportit “Arjana Arapi” Rrëshen është zbukuruar si rrallëherë. Një fond i akorduar nga buxheti i shtetit dhe bashkëpunimi me Bashkinë Mirditë bënë që objekti sportiv të ndryshojë rrënjësisht.

Punimet kanë startuar me nxjerrjen e skeletit të ngrehinës, për të vijuar hap pas hapi me rikonstruksion në themel të tij. Janë kryer instalime bashkëkohore si në rrjetin elektrik e hidraulik, me sistem ngrohje e ftohje, me sisteme kamerash sigurie, mbrojtje kundër zjarrit, me sisteme alarmi që lajmëron pirjen e duhanit apo sjellje te tjera të padenja.

Gjthashtu janë vendosur karrige të reja për sportdashësit, tapete cilësore në fushë, dhomat e zhveshjeve dhe dushet janë bashkëkohore, ndërsa spikat një ambient i jashtëm plot gjelbërin, rregull e qytetari.

Në mësditë është zhvilluar ndeshja Mirdita-Barleti Volley, ndeshje e cila është mbyllur me rezultatin 0-3, në favor të vajzave mirditore.

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.