Shqipëria U20 merr medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik

Published on 28 June 2019 at 18:12

Kombëtarja Shqiptare e volejbollit, për moshën nën 20 vjeç është renditur në vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik, duke marrë medaljen e bronzit.

Kuqezinjtë mposhtën në sfidën për vendin e tretë Serbinë, me rezultatin 3-2, në një sfidë të luftuar shumë nga të dy skuadrat, me setet që ndaheshin në diferenca të vogla.

Megjithatë djemtë e Shqipërisë arritën të bëjnë diferencën në dy setet e fundit, të cilët i fituan me rezultatet 25-14 dhe 15-5, duke u renditur me meritë në vendin e tretë.

 

Shqipëri-Serbi 3-2

(22:25, 25:20, 24:26, 25:14, 15:5)

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.