Kombëtarja U18 paraqitje dinjitoze në Kampionatin Ballkanik.

Published on 11 July 2019 at 17:11

Kombëtarja U-18 në volejboll për djem u rendit në vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua më datat 6-10 korrik në Ferizaj të Kosovës. Në ditën e pestë dhe të fundit, kombëtarja kuqezi u mund 3:1 (22:25, 25:19, 25:19, 25:22) nga Maqedonia Veriore, duke u klasifikuar në vendin e katërt. Fituese e kësaj Ballkaniade doli Turqia, e më pas u renditën Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Kuqezinjtë e mbyllën këtë turne me 2 fitore dhe 3 humbje. Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi në këtë turne, që po tregon nga viti në vit përmirësim në lojën e saj dhe rivalitet në fushë me skuadrat e tjera.

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.