Përcaktohen ekipet finaliste e Ligës "Gjergj Kastrioti".

Published on 26 February 2022 at 19:21

Ekipet shqiptare për meshkuj dhe femra dominuan këtë edicion të parë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll, turneu që bashkon ekipet nga Shqipëria e Kosova. Në të dyja kategoritë, në finale dolën ekipet shqiptare, që fituan me meritë përballjet me rivalet nga Kosova.

 

Te femrat, në finale janë kualifikuar Tirana dhe Skënderbeu, që fituan sfidat e dyta. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Dritës në Kosovë (25-23, 25-14, 28-26), një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Ndërsa Skënderbeu fitoi 3-1 në Korçë ndaj Fer Volej (25- 15, 25-11, 22-25, 25-5), ndeshje e dominuar nga vendaset. Skënderbeu përmbysi humbjen 2-3 të takimit të parë.

 

Për meshkuj, në ndeshjet e dyta të zhvilluara sot, ekipi i Tiranës fitoi 3-0 ndaj Pejës në “Fahrie Hoti” (25-18, 25-21, 25-21). Ndeshje e dominuar nga Tirana, që pat fituar edhe sfidën e parë, duke dalë në finale. Në sfidën tjetër, Erzeni fitoi 3-0 (30-28, 25-10, 25-21) ndaj Ferizaj, ndeshje e luajtur në Kosovë. Vetëm seti i parë pati rivalitet, pasi më tej dominuan shijakasit

 

Gjysëmfinale Femrat

Tirana-Drita 3-1(3-0)

Fer Volley-Skënderbeu 3-2(1-3)

 

Gjysëmfinale Meshkujt

Peja-Tirana 1-3(0-3)

Erzeni-Ferizaj 3-0(3-0)

 

Finale Femrat

Tirana-Skënderbeu

 

Finale Meshkujt

Erzeni-Tirana

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.