Erzeni eliminohet nga Champions League.

Published on 24 September 2020 at 21:27

Përfundon aventura Europiane e Erzenit pas humbjes së sotme ndaj Fino Kaposvar në ndeshjen e vlefshme për Raundin e Parë kualifikues të CEV Champions League.

 

Shijakasit u mundën me të njëjtin rezultat (3-0) edhe ne takimin e dytë nga ekipi kundërshtar hungarez. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në “Dom Odbojke Bojan Stranic” në ZAGREB, Erzeni e mbyll në vendin e dytë të Grupit A duke lënë pas kroatët e Mladost Zagreb të cilët u skualifikuan ende pa nisur gara për shkak të COVID-19.

 

Fino Kaposvar-Erzeni 3-0 (25-18, 25-16, 25-15)

 

Erzeni SHIJAK: Kula , Baruti , Gjoklaj , Qerraxhija (L),  Vora, Dashi J,  Xhija,  Cullhaj , Dashi A, Nazifi.

 

Fino KAPOSVAR: Ouyachi , Ivan B , Bozoki (L), Melnikov , Kiss , Kalmar , Makarov , Fenyvesi, Bogoly , Horvath , Keen , Veletskyi.

 

Gjyqtarë: BOULANGER Marie-Catherine (Belgjikë), OVUKA Sinisa (Bosnje)

 

Grupi A (Renditja)

1. Fino Kaposvar 12-0    (12)*

2. Erzeni Shijak 6-6           (6)

3. Mladost Zagreb 0-12 (0)

 

*Kualifikohet në fazën tjetër ekipi i parë i Grupit.

Add comment

Comments

There are no comments yet.