Publikohet kalendari i Erzenit në Champions League.

Published on 24 August 2020 at 15:04

Erzeni i volejbollit për meshkuj do të luajë në fazën eliminatore të Champions League sezonin e ardhshëm 2020-21. Shijakasit janë ekipi i vetëm shqiptar që do të ndeshet në arenën ndërkombëtare sezonin e ri.

 

Skuadra shijakase sipas shortit ndodhet në Grupin A dhe do të përballet me Mlladostin e Zagrebit dhe Fino Kaposhvarin të Hungarisë, ku secila skuadër do të presë dy skuadrat e tjera në shtëpi për një miniturne.

 

Datat e këtij miniturneu ku skuadrat do të ndeshen në fund 3 herë me njëra-tjetrën dhe do të luajnë gjithsej 6 ndeshje janë nga data 22 deri më 24 shtator, nga data 29 shtator deri më 1 tetor dhe nga data 6 tetor deri më 8 tetor 2020.

 

Turneu 1  në Kroaci 22-24 Shtator

22/09 Erzeni-Mladost Zagreb

23/09 Fino Kaposvar-Erzeni

24/09 Mladost Zagreb-Fino Kaposvar

 

Turneu 2  në Hungari 29 Shtator-1 Tetor

29/09 Erzeni-Fino Kaposvar

30/09 Mladost Zagreb-Erzeni

01/10 Fino Kaposvar-Mladost Zagreb

 

Turneu 3  në Shqipëri 6-8 Tetor

06/10 Fino Kaposvar-Erzeni

07/10 Mladost Zagreb-Fino Kaposvar

08/10 Erzeni-Mladost Zagreb

Add comment

Comments

There are no comments yet.