Starti i sezonit 2020/21.

Published on 24 July 2020 at 13:22

Volejbolli do të rinise sezonin e tij në 4 shtator me ndeshjet e kupës se federates. Ky event për meshkuj dhe femra do të zhvillohet në datat 4 deri ne 6 shtator, me pjesëmarrjen e 4 ekipeve me të mira deri në momentin që u ndërpre sezoni i fundit. Kryesia e federates ka vendosur që në daten 28 gusht të hedhë shortin e kampionatit, ndërkohë që brenda 7 gushtit, ekipet duhet të kenë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

 

Kupa e Shqipërisë  ashtu si gjithnjë do të jetë gjithëpërfshirëse me të gjitha ekipet e federuara. Në rast se pandemia do të përkeqësohet dhe do të ketë bllokime të mëtejshme të ngjarjeve sportive, atëherë sezoni i ri mund të pësojë ndryshime në strukturë me mbylljen e detyrueshme brenda datës 15 prill të vitit të ardhshëm. Kampionati kombëtar i volejbollit u ndërpre përfundimisht në mars të këtij viti, ndërkohë që fitues u caktua Erzeni për meshkuj dhe Mirdita për femra.

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.