Ndërpritet përfundimisht Kampionati i sezonit 2019/20.

Published on 24 June 2020 at 13:10

Sezoni i volejbollit për të dyja kategoritë  meshkuj dhe femra, konsiderohet i mbyllur. Erzeni për meshkuj dhe Mirdita për femra, dy skuadrat e vendeve të para në momentin e ndërprerjes kanë të gjitha atributet e kampionit dhe mund të marrin pjesë në Kupat e Europës nëse dëshirojnë, por atyre nuk do t’u dorëzohet trofeu i kampionit.

 

23 qershori ishte data e fundit për rinisjen kampionatit, e përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Volejbollit pak kohë më parë. Qeveria nuk e dha miratimin duke i lënë të pezulluara aktivitetet në salla të mbyllura, ndaj dhe FSHV-ja ka marrë vendimin për mbylljen e sezonit. Mosdhënia e trofeut të kampionit justifikohet me faktin se volejbolli ka specifikën e vet dhe ajo që vendos për titullin është faza e play-off-it, që nuk u bë e mundur të zhvillohej.

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.