Partizani fiton Kupën "Adem Jashari"

Published on 18 February 2020 at 12:51

Në qytetin e Skenderajt u zhvillua turneu në volejboll për meshkuj, kupa “Adem Jashari”.

 

Ky turne tradicional organizohet në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edicioni i 19-të i turneut edhe këtë vit është mbajtur për dy ditë radhazi në Skenderaj dhe në të kanë marrë pjesë: Partizani , Prishtina Volley, Luboteni dhe ekipi organizator Drenica.

 

Fitues i turneut është shpallur KV Partizani i cili në finale mundi me rezultatin 3:0 ekipin e Lubotenit.

 

Renditja Finale

1. KV Partizani Tirana

2. KV Luboteni

3. KV Drenica

4. Prishtina VB

 

Lojtari MVP I turneut: Vitor Amorim (KV Luboteni)

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.