Barleti fiton Kupën e Shqipërisë

Published on 1 March 2020 at 18:00

Barleti Volley shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Skuadra universitare dominoi totalisht ndaj Tiranës në finalen e zhvilluar në sallën “Feti Borova”, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 (25-14, 25-18, 25-20).

Një sukses tërësisht i merituar për skuadrën e Artan Pogonit, që i shton palmaresit trofeun e shtatë të Kupës së Shqipërisë. Sic shikohet edhe nga setet, Barleti ka dominuar, duke mos e vënë në diskutim këtë trofe.

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.