Bici fiton Kupën e Italisë.

Published on 4 February 2019 at 16:14

Volejbollistja e talentuar shqiptare, Erblira Bici ka fituar Kupën e Italisë. Në finalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, skuadra e saj Igor Volley Novara mposhti me rezultatin 3-2 Imoko Konelianon.

Bici ka qenë protagoniste gjatë gjithë sezonit, si dhe ka ndihmuar skuadrën me aftësitë dhe përkushtimin që të arrihej një rezultat i tillë. Volejbollistja e kombëtares kuq e zi ka mahnitur edhe mediat italiane, të cilat e kanë vlerësuar me nota pozitive për paraqitjen e saj.

Me suksesin e djeshëm, Erblira Bici u jep shpresë të rinjve e të rejave shqiptare që e duan sportin e volejbollit, se me punë dhe sakrificë gjithcka mund të arrihet një ditë. 

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.