Erblira Bici shpallet Kampione Europe.

Published on 19 May 2019 at 23:24

 

Volejbollistja shqiptare, Erblina Bici ka korrur një rezultat historik me skuadrën e saj, “Igor Volley Novara”. Skuadra italiane ka arritur të triumfoi në finale e Berlinit në Ligën e Kampionëve (Kampionatin Europianë të Volejbollit për klube) në volejboll për femra.

“Igor Volley Novara” ka mundur 3-1 në Berlin në finale  ekipin e “Imoco Volley Conegliano”, në derbin italian (25-18, 25-17, 14-25, 25-22 setet). Një triumf historik ky jo vetëm i këtij ekipi por edhe i volejbollsites kuqezi Erblira Bici, që luan me këtë skuadër prej një sezoni.

Ndeshja ishte tejet emocionuese dhe e e hapur deri në pikën e fundit.

Këtë sezon Igor Volley Novara ka fituar dhe kupën e Italisë, ndërsa është shpallur vetëm nënkampion i Italisë, ku “Imoco Volley” triufmoi në finalet e kampionatit Italian të volejbollit për femra.

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.