Shqipëria fiton medaljen e bronzit në "European Silver League"

Published on 17 June 2018 at 20:09

Kombëtarja e femrave në volejboll ka marrë një rezultat historik sot në Nykoping të Suedisë teksa është përballur me Estoninë për vendin e 3 dhe të 4 të Ligës së Europës.

 

Falë një fitoreje të pastër 3-0 Shqipëria është renditur në vendin e tretë në këtë event europian, duke marrë medaljen e bronzit. Një rezultat fantastik i Shqipërisë në këtë turne, ku arriti 6 fitore dhe dy humbje, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën finale dhe duke marrë vendin e tretë. Meritë e vajzave e stafit, që bënë një punë të mirë, duke vënë në qafë medaljen e bronzit.

 

Sfida nis mjaft mirë për kombëtaren kuqezi, që ka epërsi në setin e parë, duke e dominuar lojën. Vajzat kuqezi shkëputen që në start dhe fitojnë 25-14, por kjo pamje përsëritet edhe në setin e dytë. Pas pikës së 12-të, Shqipëria shkëputet dhe fiton 25-18.

Më i bukur seti i tretë, me vajzat kuqezi që kanë një marsh më shumë edhe pse rivalet lindore tentojnë të rihapin ndeshjen, por pa ia dalë mbanë. Në piket e fundit, Shqipëria është më e saktë dhe fiton 25-21 dhe krejt takimin 3-0, duke u renditur në vendin e tretë në këtë event europian.

 

 

Add comment

Comments

There are no comments yet.