
Janë luajtur ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, duke përcaktuar Skënderbeun dhe Tiranën si dy finalistet e këtij eventi. Në Korçë, Skënderbeu fitoi me shumë lehtësi 3-0 (25-10, 25-10, 25-12) ndaj Barleti Volley. Një takim që zgjati vetëm 60 minuta, që ishte si një stërvitore për korçaret.
Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana mundi 3-2 Partizanin në “Fahrie Hoti”. Bardheblutë kaluan dy herë në epërsi (25-14 seti i parë e 25-16 seti i tretë) dhe po dy herë të kuqtë rikuperuan (27-25 seti i dytë e 25-23 seti i katërt). Në setin final loja u dominua nga Tirana, që fitoi 15-7 e krejt ndeshjen 3-2. Bartdheblutë patën fituar 3-0 edhe sfidën e parë, duke dalë në finale, ku përballë do të kenë Skënderbeun, ende të pamposhtur këtë sezon.
Gjysmënale
Skënderbeu-Barleti VB 3-0 (3-2)
Tirana-Partizani 3-0 (3-0)
Finale
Skënderbeu-Tirana




Add comment
Comments